Vendosni fjalën kyçe....

Ish-drejtori i Kadastrës lihet në burg, Braçe sulmon prokurorin: Ka bërë shantazh kriminal ndaj punonjësit të shtetit


Zv.kryeministri Erjon Braçe ka qenë i pranishm në seancn gjyqësore ndaj ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës Liridon Pula i cili u dënua për shpërdorim detyre.

Pas seancës në daljen për mediat Braçe sulmoi prokurorin e çështjes Arjan Ndoi se ka ushtruar presion ndaj tij.

Sipas Braçes, prokurori nuk ka ushtruar preson mbi këtë çshtje por për pallate mosntruoze që duhet të legalizoheshin në qytet.

Pa diskutim që ky është akti final i një historie të gjatë presioni, shantazhi kriminal mbi punonjësit e shtetit shqiptar që sot ishte në pranga. Presion që nuk është bërë për çështjen në fjalë, por për pallate monstruoze qe duhet të legalizoheshin në këtë qytet. Jo për atë që pretendon prokurori, por për vjedhje të tjera të rënda të mëdha në zonën e Gjirit të Lalzit.

Që do të thotë që punonjësi i shtetit pavarësisht shantazhit ka refuzuar të bëjë veprime kriminale dhe unë dyshoj shumë pas asaj që dëgjova se akuza e ngritur është e paprovuar, në prova e fakte”-deklaroi Braçe.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *