Vendosni fjalën kyçe....

Kolegët deputetë s’i marrin seriozisht projekt-rezolutën, Hajdari: Lini kafet e hajdeni në sallë (VIDEO)


Në seancën e sotme plenare në Kuvend po diskutohet mbi projekt-rezolutën e propozuar nga deputetet Senida Mesi dhe Rudina Hajdari për negociatat me Bashkimin Europian.

Kjo e fundit, u shpreh tejet e irrituar me kolegët e saj deputetë, të cilët nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi projekt-rezolutës së propozuar prej saj dhe kanë munduar në sallë.

Hajdari u ka bërë thirrje deputetëve që të lënë kafet dhe të vijnë në Kuvend për të diskutuar mbi projekt-rezolutën për negociatat me BE.

“Do kisha shumë dëshirë të kishte një pjesëmarrje më të madhe të deputetëve sot në seancë nëse do të diskutojmë rezolutën sepse është një rezolutë shumë e rëndësishme. Nga të gjitha anët, përfshirë dhe qeverinë e cila duhet të jetë këtu prezent. Prandaj do inkurajoja që deputetët të vinin në sallë. Nëse janë në kafe të vijnë në sallë dhe të diskutojmë rezolutën sepse është një rezolutë tejet e rëndësishme për çeljen e negociatave më 17-18 tetor.”, u shpreh Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *