Vendosni fjalën kyçe....

“Gruaja e Bilalit”, Rama i përgjigjet Metës


Në intervistën e dhënë për  ‘Real Story’ në ‘Neës24’ kreu i qeverisë u pyet se si do t’i përgjigjej cilësimit që Meta i bëri atij si ‘gruaja e Bilalit’.

Kryeministri Rama iu përgjigj se ndjente keqardhje për gjuhën e shthurur.

S’mendoj ti përgjigjem, pasi ndjej keqardhje për këto shprehje dhe të tilla akte për gjuhën e shthurur. Duhet t’i japim shembull se si përdoret gjuha”, tha Rama.

Replikat mes Kreut të Shtetit dhe kreut të ekzekutivit kanë qenë të shumta kohët e fundit për situatën antagoniste ku ndodhen të dyja palët.

Nga njëra anë Presidenti është përpjekur që të bëjë një oponencë ndaj vendimeve të qeverisë ndërsa nga ana tjetër mazhoranca ka nisur një hetim parlamentar për shkarkimin e Metës.