Vendosni fjalën kyçe....

3 viktima në Mat, vret vëllanë dhe nipin e më pas vetëvritet


3 persona kanë humbur jetën pas konfliktit për pronën në fshatin Xibër të Klosit.

2 vëllezër janë konfliktuar e në sherr e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë duke vrarë të vëllanë dhe nipin e tij e më pas është vetëqëlluar.

Ata janë dërguar nga banorët e fshatit në spitalin e Burrelit me mjetet e tyre, por nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Viktimat janë, Kujtim Dakuci 52 vjeç, i biri i tij, Flogert Dakuci 19 vjeç dhe autori i krimit, Sali Dakuci 55 vjeç.

Informacion paraprak

Me datë 01.10.2019, rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë vëllain shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D dhe më pas shtetasi S.D ka vrarë veten. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *