Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi shpenzon 197 milionë lekë për seminarin dy ditor me fermerët, ironia e gazetarit: Do u mësojë si punohet toka


Ministria e Bujqësisë do organizojë një veprimtari 2-ditore në muajin nëntor me temë “Shqipëria punon tokën”.

Veprimtaria siç vërtetohet nga buletini i Agjencisë së Prokurimit Publik do u kushtojë taksapaguesve shqiptarë 165 mijë euro ose 197 milionë lekë të vjetra.

Gazetari Klodian Tomorri, që ka publikuar në faqen e tij në Facebook dokumentin thotë se ironia përtej shumës që do shpenzohet është tematika.

Ai shkruan se Cuçi dhe këshilltarët e tij, një jurist, një psikolog e një mësues do mbledhin fermerët e do u mësojnë si punohet toka.

“Por kulmi i ironise eshte aktiviteti ne vetvete. Ministri i bujqesise me profesion jurist, bashke me keshilltaret e tij, njeri psikolog, tjetri mesues dhe i fundit muzikant do mbledhin 50-60 fermere dhe do u mesojne si te punojne token. Dmth hajde baba te te tregoj arat. Ketu pjell mushka perfundimisht.” – shkruan Tomorri.

Gazetari shkruan në fund se zyrtarët e administratës i shpenzojnë lekët e takasapaguesve për veprimtari pa lidhje duke bërë thirrje që kjo të ndalet njëherë e mirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *