Vendosni fjalën kyçe....

Vritet truproja më i besuar i mbretit të Arabisë Saudite


Truproja personale më i besuar i mbretit të Arabisë Saudite është qëlluar për vdekje nga një mik i zemëruar, në një ngjarje dramatike, ndërsa vrasësi i dyshuar u vra më pas në një shkëmbim zjarri me policinë.

Mediat shtetërore të mbretërisë fillimisht njoftuan se Gjeneral Major Abdulziz al-Fagham u qëllua për vdekje pasi kishte “një mosmarrëveshje personale” në shtëpinë e një miku të tij në qytetin e Jeddah në bregdetin e Detit të Kuq, pa dhënë detaje.

Agjencia Saudite e shtypit citoi një raport të shkurtër të policisë që tha se al-Fagham kishte mbërritur në rezidencën e mikut të tij të shtunën në mbrëmje, ku ishte gjithashtu i pranishëm një mik tjetër i përbashkët i quajtur Mamdouh al-Ali.

Sipas policisë, pas një debati mes al-Faghamit dhe al-Ali, ky i fundit u largua përkohësisht dhe u kthye me armë zjarri, duke qëlluar gjeneralin. Al-Fagham u dërgua në spital por humbi jetën. Al-Ali plagosi gjithashtu vëllain e pronarit të shtëpisë dhe një punëtor filipinas.

Sipas policisë, i dyshuari u kyç brenda shtëpisë dhe nuk pranoi të dorëzohej. Ai u vra në një shkëmbim zjarri me oficerët e policisë. Pesë zyrtarë të sigurisë u plagosën nga përplasja me armë me al-Ali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *