Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i protestave kundër Kinës në Hong Kong, kandidat në zgjedhjet e nëntorit


Joshua Wong, kreu i ri i protestave kundër Kinës në Hong Kong, po planifikon të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai është kthyer përsëri në vend pas një turi takimesh në Berlin dhe Uashington, ku ai kërkoi ndihmë për të shtuar presionin ndaj Kinës.

Aktivisti 22-vjeçar njoftoi planet e tij të shtunën për të kandiduar në zgjedhjet lokale, të caktuara për në nëntor. Deklarata e tij përkoi me përvjetorin e protestave masive të vitit 2014 në Hong Kong, në të cilat Wong kishte marrë pjesë gjithashtu.

“Pesë vjet më parë, ne pretenduam se do të kthehemi dhe tani jemi përsëri më të vendosur dhe më të fortë. Beteja përpara është beteja për shtëpinë dhe atdheun tonë.” u tha ai gazetarëve.

Wong ishte liruar më parë me kusht pasi ai është akuzuar për organizimin e një tubimi të paligjshëm jashtë një stacioni policie dhe do të paraqitet para një gjykatësi më 8 nëntor, dy javë para votimit.

Aktivisti kërcënoi autoritetet me më shumë protesta nëse ai ndalohet të kandidojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *