Banorët e Bregut të Lumit kanë pasur dëme të mëdha materiale nga shirat e natës së mbrëmshme.
Banesat e tyre janë mbushur me ujë duke prishur të gjitha orenditë shtëpiake.
Ndërkohë në banesat e tyre nuk kanë vajtur përfaqësuesit e bashkisë e qeverisë për vlerësimin e dëmeve.
Ata kanë akuzuar punimet në Bulevardin e Ri të Tiranës, duke qenë se i gjithë uji i grumbulluar është derdhur mbi shtëpitë e tyre, pasi punimet e kryera dhe ato që po kryhen ende i kanë mbërthyer shtëpitë në një “grackë” duke bllokuar ujin që të mose derdhet më tej.
Kjo është hera e parë që zona e Bregut të Lumit ka një përmbytje të këtyre përmasave.