Vendosni fjalën kyçe....

Zhduket 29-vjeçari në Vlorë, policia ndalon dy të dyshuar


Më datë 16 shtator 2019 ka humbur kontaktet me familjen shtetasi Fatjon Myrtaj 29 vjeç.

Tre ditë më vonë, në Policinë e Fierit, ka bërë kallëzim vëllai i të zhdukurit duke thënë se 29-vjeçari është rrëmbyer në qytetin e Vlorës nga Perlat Myrtaj 47 vjeç dhe Ladjon Myrtaj 26 vjeç, raporton BalkanWeb.

Pas kallëzimit, policia ka vënë në pranga dy të dyshuarit. Për të zhdukurin nuk ka ende asnjë informacion për vendndodhjen apo fatin e tij. I arrestuari Perlat Myrtaj është djali i xhaxhait të Fatjonit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *