Vendosni fjalën kyçe....

Pompeo: Duam të shmangim luftën me Iranin, ky është misioni ynë


Shtetet e Bashkuara kanë për qëllim të shmangin luftën me Iranin dhe trupat shtesë të urdhëruara për t’u vendosur në rajonin e Gjirit Persik janë për të forcuar mbrojtjen në rajon, tha Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, të dielën, shkruan Reuters.

Duke folur për “Fox News”, Pompeo shtoi se ishte i bindur presidenti Trump do të ndërmerrte masa më të ashpra nëse këto të fundit dështojnë dhe se kjo është kuptuar mirë nga udhëheqja iraniane.

“Misioni ynë i vendosur është të shmangim luftën. Sekretari Esper njoftoi të premten, se ne po vendosim forca shtesë në rajon me qëllim parandalimi të ngjarjeve të rënda,” tha Pompeo.

Pompeo tha se Uashingtoni po merrte masa për të penguar Teheranin, por ai shtoi se Trump do të ndërmarrë veprimet e nevojshme nëse Teherani nuk do të ndryshonte sjelljen e tij.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë përshkallëzuar më shumë pas një sulmi fundjavën e kaluar mbi objektet e naftës saudite që fillimisht ndërpreu gjysmën e prodhimit të naftës nga mbretëria, eksportuesi më i madh në botë i naftës, sulm për të cilin u fajësua Teherani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *