Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Kokëfortësia e Ramës për 30 qershorin nda shtetin e propagandës nga ai i së drejtës


Presidenti Meta ka deklaruar se raporti i OSBE/ODIHR per 30 qershorin ndan shtetin e propagandës nga shteti i së drejtës.

Kreu i Shtetit i referohet raportit ku thuhet se “kriza politike u intensifikua me afrimin e ditës së zgjedhjeve. Ky antagonizëm ishte tregues i mungesës së përgjegjësisë së përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor që duhet të tejkalonte ndasitë partiake, dhe rrjedhimisht, ndikoi negativisht në të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje.”, për të treguar klimën e rënduar politikeqë vinte e përshkallëzohej duke iu afruar 30 qershorit.

Sipas Metës, ky antagonizëm mes palëve që vintë në rritje, rrezikonte integritetin dhe standartin e zgjedhjeve.

Më tej, presidenti i referohet raportit lidhur me rolin e tij për të lehtësuar dialogun mes palëve duke cituar: “Presidenti Meta ka ofruar në mënyrë të përsëritur të lehtësojë dialogun mes palëve dhe në fund të muajit maj (2019) shprehu vullnetin për shtyrjen e zgjedhjeve.”

Meta thekson se ky konstatim i raportit më 14 qershor, fakton këmbënguljen e tij, në respekt të pozicionit kushtetues për zbutjen e tejkalimin e krizës si dhe mundësimin e dialogut mes shumicës e pakicës.

Më tej, Meta argumentin se ishte kokëfortësia e vendosmëria e kryeministrit Rama për të zhvilluar zgjedhje pa opozitën ajo që çoi në këtë pikë, duke qenë se sipas raportit të cilit i referohet presidenti theksohet se ftesat e Ramës për dialog ishin për efekt propagandistik.

“Përmes disa letrash publike të postuara në mediat sociale në fund të muajit maj, Kryeministri e ka ftuar Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, për dialog, duke konfirmuar në të njëjtën kohë se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor dhe duke kundërshtuar krijimin e një precedenti të ndryshimit të datës së zgjedhjeve.” – citon Meta raportin e OSBE/ODIHR.

Meta thekson gjithashtu se më herët, shumica e kishte përjashtuar opozitën nga zbatimi konsensual i Reformës në Drejtësi duke e provokuar me zgjedhjen antikushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm me 69 vota në mënyrë tërësisht të njëanshme.

Presidenti thekson më tej se ndryshimi i datës së zgjedhjeve të 30 qershorit do ishte precedent i rrezikëshëm, është i pavërtertë duke risjellë në vëmendje rastin e zgjedhjeve të vitit 2007, ku ishte Rama ai që kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve, gjë që u pranua nga ish-kryeministri Berisha asokohe.

Për sa i përket mungesës së Gjykatës Kushtetuese, Meta citon pjesë të raportit ku thuhet se “dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerrë nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji. Vetëm Gjykata Kushtetuese është e autorizuar të gjykojë mbi kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit të Republikës”, duke theksuar se kjo tregon paligjshmërinë e veprimeve të Kuvendit e të KQZ-së.

Në fund Meta thekson se “zgjedhjet pa kandidatë alternativë janë thjesht votime fiktive që minojnë rendin demokratik dhe pluralizmin politik si themeli i gjithë ndërtimit dhe funksionimit të shtetit të së drejtës dhe se kokëfortësia e Kryeministrit për të mbajtur votime antikushtetuese, të paligjshme dhe qartësisht moniste në 30 qershor, shërbeu që të gjithë shqiptarët të dallojnë qartë shtetin e propagandës nga shteti i së drejtës.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *