Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi aty për aty Babanit: Bën mirë që ke avokat se do të të duhet. Në cilin hotel ke fjetur më 24 janar 1996


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, ka reaguar sërish pas përgjigjes së ardhur nga kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, i cili pak çaste më parë tha se do e padiste poër shpifje Bardhin e PD-në.

Në reagimin e tij, numri dy i selisë blu shkruan se Marq Babaj bën mirë që ka avokatë pasi do i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehjen e arrestimin në 4 prill 1994.

Bardhi i bën Babanit një tjetër pyetje duke i kërkuar të përgjigjet se në cilin hotel ka qëndruar më 24 janar 1996.

“Marq Babaj bën shumë mirë që paska avokatë, se do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të faktit që është arrestuar për vjedhje makinash në Siçili më në 4 Prill 1994.

Derisa të bëjë gati padinë ndaj meje, të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nga jeta e tij nëpër “hotelet” e Italisë.

Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?

Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim.

Mirë është që hajduti i makinave të Siçilisë të mos ia qajë hallin Edi Ramës, se atij i duhet avokat për vete.

p.s: Kur Marq Babaj të më padisë, të më njoftojë me cilin nga 4-5-6-7 emrat që ka përdorur Mark Babani i Edi Ramës për t’iu fshehur drejtësisë italiane, duhet ta kërkoj në sistemin e gjykatës.” – shkruan Bardhi në Facebook.