Vendosni fjalën kyçe....

Vidhnin në spitale e poliklinika, kapen dy persona në Vlorë


Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi akuzohen se vidhnin në poliklinikën e qytetit bregdetar.

Sipas bluve bëhet fjalë për Arjan Telon dhe Edmond Pecollarin, të cilët janë arrestuar me akuzën e vjedhjes në mënyrë të përsëritur të disa shtetasve.

Telo e Pecollari i kryenin vjedhjet kryesisht në poliklinikën e Vlorës por edhe në spitalin e këtij qyteti.