Vendosni fjalën kyçe....

Meta me gjithë këshilltarë në zyrën e Ruçit pas Komisionit


Pas përfundimit të Komisionit Hetimor të ngritur kundër tij, presidenti i vendit Ilir Meta ka ndaluar në zyrën e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Kjo me ftesë të këtij të fundit. Ashtu sikurse edhe në Komision, Meta ka shkuar në zyrën e Ruçit i shoqëruar nga këshilltarët e tij.

Komisioni nisi sot në orën 10:00. Meta vajti në këmbë nga Presidenca, i shoqëruar nga tre keshilltarët, Keshilltari për Sigurinë, Bahri Shaqiri; Këshilltari Ligjor, Bledi Dervishaj dhe Këshilltari për Mediat, Tedi Blushi.

Me ta ishte edhe Rosela Gjylbegu e cila mbulon çështjet e barazisë gjinore në zyrën e Marrëdhënieve me Publikun pranë kreut të Kuvendit.

Në komision, Meta foli për një informacion të klasifikuar që e kishte marrë më datë 7 qershor, se kishte një organizim për destabilitet në vend e madje për t’i vënë flakën Kuvendit në protestën e 8 qershorit (Lexo këtu). Ai tha se këtë informacion të klasifikuar, Komisioni Hetimor mund ta merrte duke bërë kërkesë në institucionin përkatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *