Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i varur në kopshtin e banesës aktori i njohur italian


Ndahet nga jeta aktori i njohur italian, Federico Palmieri i cili është gjendur i varur në banesën e tij. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Piazza Bolonja-s në Romë.

Aktori 41-vjeçar, ishte gjetur në kopshtin e banesës, i varur në litar. Ai nuk kishte lënë asgjë të shkruar, për të zbardhur motivet që e çuan në vetëvrasje.

Ai thuhet se jetonte me nënën dhe qenin e tij.

Aktori, regjisori dhe autori i teatrit dhe kinemasë, Federico Palmieri ka fituar në vitin 2017 çmimin për filmin më të mirë të shkurtër kishtenë Festivalin e Filmit në Milano.

Ai fitoi dhe çmimin e aktorit më të Mirë në BucharestShortCut Cinefest (2018) me filmin e shkurtër «Anna e Marco». Roli i fundit në ekranin e madh ishte një vit më parë në filmin «Udhëtim» nga Valerio Mastandrea.