Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e të riut me thikë mes Bulqizës, arrestohet i dyshuari


Pak orë pas vrasjes që tronditi Bulqizën, policia ka arrestuar 22-vjeçarin e dyshuar Fatjon Keta. Ky i fundit akuzohet se mëngjesin e sotëm, ka vrarë me thikë pas një sherri në mes të qytetit 20-vjeçarin, Arlind Pasha.

“Rreth orës 10.00, në qytetin e Vjetër Bulqizë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.K, ka plagosur me thikë shtetasin A.P, rreth 21 vjeç, i cili gjatë rrugës për spital ka humbur jetën.

Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ku po krihet zona dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.”, thuhej në njoftimin e policisë.

Keta dyshohet se vuan nga probleme të karakterit mendor, ndërsa mësohet se më parë ka ushtruar dhunë dhe ndaj motrës dhe nënës së tij.

Pasha dhe Keta besohet se ishin shokë e madje banonin edhe në të njëjtën lagje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *