Vendosni fjalën kyçe....

“Me pasoja negative për vendin”, maxhoranca hedh poshtë dekretin e dytë të Metës për ligjin e PPP-ve


Pas rrëzimit të dekretit të Metës për Privatizimin e Shoqërive tregtare, Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar një tjetër dekret të presidentit.

Bëhet fjalë për ligjin “Për koncensionet dhe PPP-të”, që si i pari do t’i kalojë për shqyrtim Kuvendit.

 Meta dekretoi në gusht kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të këti ligji me arsyetimin se mund të ketë pasoja negative për vendin.

Meta nuk bie dakord me dy nene të ligjit, që sipas tij është e nevojshme të rishikohen pasi krijojnë hapësira për prodhimin e pasojave dhe qëllime klienteliste.

Presidenti tha se ligji është mbajtur pezull në mënyrë të paarsyetuar për një periudhë 4-mujore. Po ashtu ai akuzon ish-ministrin Arben Ahmetajn, se ka ndryshuar dy nenet, 17-18, me qëllimin për t’i hapur rrugë kompanive të lidhura me qeverinë që koncensionet të aplikohen pa kufizim edhe për 3 muaj të tjerë.

Sipas Metës, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore pas datës 1 tetor 2019, ka rrezik për cenim të interesit publik, por edhe pabarazi në trajtimin e subjekteve private në kundërshtim me parimet kushtetuese.

Komisioni i Ekonomisë u mblodh sot për të shqyrtuar katër ligjet e kthyera nga presidenti i Republikës Ilir Meta.  Dy prej të cilave deri më tani u hodhën poshtë.

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *