Vendosni fjalën kyçe....

Osmani: E padrejtë që projekti për Asociacionin nuk ndahet me opozitën, pres që autorët të japin miratimin


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkon që drafti i Asociacionit për komunat me shumicë serbe të ndahet edhe me opozitën.

Presidentja Osmani e cilëson të padrejtë kërkesën e ndërkombëtarëve që të mos bëjnë publike përmbajtjen e projekt-statutit.

Osmani shpreson që së shpejti emisarët ndërkombëtarë të japin miratimin për ndarjen e dokumentit me partitë e opozitës pasi përfaqësojnë qytetarët e Kosovës.

Meqenëse është kërkesë e vetë emisarëve ndërkombëtarë që mos t’i bëjmë publike komentet pa e bërë ata vetë publike draftin që e kanë propozuar, do ta respektoj këtë kërkesë, edhe pse mendoj se që nga fillimi ka qenë e padrejtë dhe tërësisht e paarsyeshme që ky draft të mos ndahen me liderët e opozitës, ata përfaqësojnë si parti politike qytetarë të Kosovës, kështu që si presidente kam insistuar që ky draft të ndahet edhe me ta dhe shpresoj shumë që së shpejti ata që janë autorë të këtij dokumenti do ta japin miratimin për një gjë të tillë”, tha Presidentja.