Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën një person në Shijak, u përplas me motor


Një person ka humbur jetën pasi është përplasur teksa drejtonte një motor nga një mjet tip ‘BMW’.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur te 4 Rrugët e Shijakut.

Policia nuk ka dhënë ende hollësi mbi aksidentin ndërsa viktima nuk është identifikuar ende.

Njoftimi i policisë

Më datë 02.09.2019, në vendin e quajtur” Katër Rrugët “, Shijak shtetasi S.D.,  duke drejtuar mjetin tip BMV është përplasur me mjetin motoçiklet tip Jamaha, pa targa, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, i paidentifikuar. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë si dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në ambientet  e policisë për  sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *