Vendosni fjalën kyçe....

Platforma e Këshillit të Europës: ‘News24’ mbyll dy emisione kritike të qeverisë


Platforma për promovimin dhe mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurinë e gazetarëve të Këshillit të Europës ka trajtuar mbylljen e dy emisioneve në ‘News24’, respektivisht ‘Të Paekspozuarit’ të Ylli Rakipit e ‘A Krasta Show’ të Adi Krastës.

Në një reagim në faqen zyrtyare, theksohet se dy programet e mbyllura ishin kritikëtë kryeministrit Rama.

Më tej, në reagim thuhet se programi i Adi Krastës u mbyll për shkak të presionit të kryeministrit Rama e kryebashkiakut Veliaj.

Reagimi zyrtar

‘Asnjë reagim shtetëror ’

Në prag të nisjes së sezonit të ri televiziv, kanali i parë televiziv i lajmeve 24-orëshe në Shqipëri, News 24, njoftoi mbylljen e dy programeve: ‘Të Paekspozuarit’ të Ylli Rakipit dhe ‘A Krasta Show’ të Adi Krastës. Të dy programet ishin kritikë të kryeministrit Edi Rama dhe u transmetuan për një vit në ‘News 24’ në pronësi të Focus Media Group’.

Gazetari Adi Krasta u largua fundjavën e kaluar pasi presidenti i ‘News 24’, Irfan Hysenbelliu, u raportua se ishte ‘kërcënuar’ nga Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Më 19 korrik 2019, gazetari Artur Çani kishte zbuluar se Kryeministri ishte takuar me pronarin e ‘News 24’ për të kërkuar shkarkimin e gazetarit Ylli Rakipi, duke paralajmëruar se edhe Adi Krasta kishte të ngjarë të humbiste punën e tij. Adi Krastës iu ofrua një pozicion tjetër brenda kanalit televiziv.

Gazetari Ylli Rakipi ka akuzuar qeverinë e Kryeministrit Rama për mbylljen e emisionit të tij dhe përfundimin e kontratës së tij me ‘Focus Media Group’. Irfan Hysenbelliu mohoi që mbyllja e të dyja emisioneve rezultoi nga presioni i qeverisë dhe zyra e Kryeministrit dhe i quajti akuzat ‘lajme të rreme’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *