Vendosni fjalën kyçe....

Përndiqte me automatik një vajzë, arrestohet 26-vjeçari në Berat


Një 26-vjeçar në Berat ka rënë në prangat e policisë, nën akuzat se përndiqte një vajzë. E reja me inicialet L.T, e ka kallëzuar F.M-në në polici, ku ka thënë se ai e përndiqte vazhdimisht dhe madje e ka kërcënuar dhe me armë zjarri.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Berat u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: F.M., 26 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasja L.T. ka kallëzuar se ky shtetas e ka përndjekur në mënyrë sistematike dhe e ka kërcënuar me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F.M., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ‘‘Përndjekja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’’., thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *