Vendosni fjalën kyçe....

Digjet banesa pranë shtëpisë muze të Kongresit të Lushnjës


Shkrumbohet nga flakët një banesë përdhese në qendër të qytetit të Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, fare pranë ish-shtëpisë muze të Kongresit të Lushnjës.

Brenda banesës nuk ndodhej njeri pasi pronarët janë ndarë nga jeta dhe aty shkonte çdo javë vajza e tyre për të pastruar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset, të cilat kanë arritur të izolojnë flakët dhe të ulin rrezikun për përhapjen e tyre në banesat e tjera ngjitur.

Banorët dhe zjarrfikësit janë ankuar për mungesë të rrugëve nëpër lagjet e qytetit të Lushnjës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *