Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësi i hotelit parandalon sulmin me armë në Kaliforni


Një punonjës hoteli ka parandaluar një sulm masiv me armë në Kaliforni.

Mediat amerikane bëjnë me dije se një punonjës hoteli në Kaliforni, ka raportuar se një koleg i pakënaqur me punën kishte kërcënuar se do qëllonte drejt stafit dhe klientëve në hotelin ku punonte.

Punonjësi i hotelit Marriot ka raportuar në polici këtë kërcënim dhe pas raportimit, oficerët arritën të arrestonin 37-vjeçarin.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, 37 vjeçarit  iu gjetën arsenal  armësh dhe sasinë e municioneve.

Ky parandalim i ndonjë masakre, pason sulmet në El Paso dhe Dayton ku mbetën të vrarë 31 njerëz.

Rodolfo Montoya i tregoi një punonjësi me të cilin punonte në hotelin Marriott afër aeroportit Long Beach, për sulmin që do ndërmerrte. Policia sekuestroi armë të shumta nga shtëpia e tij në Huntington Beach.

Sipas policisë ai kishte plane të qarta, qëllimin dhe mjetet për të kryer një sulm me armë  që mund të rezultonte në një incident me përmasa të mëdha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *