Vendosni fjalën kyçe....

Mori peng autobusin me 37 pasagjerë, arma e pengmarrësit të vrarë në Brazil ishte thjesht lodër


Një i ri mori dje peng 37 pasagjerë autobusë në në Brazil, por policia arriti ta neutralizojë atë. Guvernatori i Rio de Janeiro-s, Wilson Witzel, konfirmoi vdekjen e të dyshuarit.

Mirëpo rezulton se gjithë pengmarrjen, i dyshuari e kishte realizuar me një armë lodër.

Mediat braziliane raportuan në orën 5:30 të së martës se një njeri i maskuar kishte valëvitur një objekt duke u djegur, nga një autobus me 37 pasagjerë në bord, në Urën Rio-Niterói që lidh qytetet e Rio de Janeiro dhe Niterói.

Ja çfarë dihet për pengmarrjen deri më tani:

– Rrëmbyesi ka qenë i armatosur me një thikë dhe besohet edhe me një armë lodër. Ai e ka identifikuar veten si oficer i policisë ushtarake, informacion që nuk është konfirmuar.

-Identiteti i tij nuk është zbuluar zyrtarisht ende, por sipas UOL, emri i të dyshuarit është William Augusto da Silva; ai lindi në 1999.

-Ai u qëllua për vdekje nga një snajper pas negociimit katër orësh.

– Personi i maskuar nuk bëri asnjë kërkesë dhe u duk se kishte “probleme psikologjike”, sipas një zëdhënësi të policisë së trafikut.

-Një prej pengjeve në bord, Hans Moreno, tha se sjellja e autorit të veprës nuk ishte agresive, përkundrazi ai ishte “shumë i qetë”.

-Gjashtë nga 37 pengje u lanë të lirë në orët e para, me oficerët që thonin se rrëmbyesi kishte kërcënuar se do t’i vinte zjarrin automjetit pasi derdhi benzinë ​​në autobus.

-Forcat elitare të policisë së Rio de Janeiro ishin në krye të negociatave me orë të tëra me pengmarrësin, motivet e të cilit mbeten të panjohura.

-Guvernatori i qytetit, Wilson Witzel, njoftoi në “Twitter” se pengjet ishin çliruar dhe se asnjë prej tyre nuk ishte lënduar. Ai lavdëroi policinë për “performancën e tyre shembullore”, ndërsa konfirmoi se rrëmbyesi ishte vrarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *