Vendosni fjalën kyçe....

Princi Andrew reagon ndaj akuzave për abuzim seksual


Princi Andrew ka reaguar lidhur me akuzat ndaj tij për abuzim seksual për shkak të miqësisë së tij me të akuzuarin për pedofili, Jeffrey Epstein, i cili u vetëvra në qelinë e burgut në Manhatan.

Ky reagim vjen pasi “Daily Mail” publikoi të dielën disa pamje ku Duka i  Jorkut shihej brenda rezidencës së financierit në Manhattan, në vitin 2010.

Epstein i dha fund jetës në një qeli burgu ndërsa po priste gjyqin federal për trafik seksi. Në të kaluarën, Epstein shoqërohej me Princin Andreë, presidentin Donald Trump dhe ish-Presidentin Bill Clinton.

Në një deklaratë të Pallatit Mbretëror thuhet: “Duka i Jorkut është mërzitur nga raportet e fundit të krimeve të pretenduara të Jeffrey Epstein.

Lartësia e tij e vlerëson të neveritshëm shfrytëzimin e çdo qenie njerëzore po ashtu dhe idetë se ai do ta mbështeste, merrte pjesë ose inkurajonte një sjellje të tillë.”

Princi Andrew akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare të kontraktuar si skllave seksi nga miku i tij Epstein.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *