Vendosni fjalën kyçe....

Leonard Solis: PS një klan i Soros që i ka korruptuar të gjithë, që nga diplomatët deri tek opozita


Në emisionin PiranjCast të Florian Binajt, ka qenë i ftuar ish politikani dhe mjeku Leonard Solis, i cili ka folur mbi tranzicionin në Shqipëri dhe ngjarjet aktuale të politikës.

Solis foli në emsion mbi fillimin e demokracisë në vitet 90, ku shprehu vështirësitë e atyre viteve, i cili pohoi se Shqipëria ka ecur përpara gjatë këtyre viteve, por jo me ritmin e duhur. Më tej, Solis tha se hoqi dorë nga politika për shumë arsye, por më e rëndësishmja ishte profesioni i tij i mjekut.

“Ishin momente shumë të bukura me shpresa dhe aspirata. Parrulla “Edhe ne si gjithë Evropa”, që në shumë aspekte them se u realizua. Pavarësisht se shajmë njëri tjetrin, Shqipëria është shumë më ndryshe nga vitet 90. Bëmë hapa përpara, por fatkeqsisht jo me ritmet që do dëshironim. Nga politika u largova për shumë arsye. Bëra një karrierë të sukseshme, unë isha dhe kam qënë doktor para së gjithash, por u largova me kënaqësi për një projekt shumë ambicioz.”

Pyetjes se pse kishte më shumë demokraci dhe më pak emigracion në vitet 2000, Solis u shpreh se tashmë nuk ka më individualitete nga politikanët, ku secili përpiqej të shpaloste programe, ndërsa tani çdo gjë varet nga kryetari i partisë, ku deputet emërohen nga ai, gjë që u ndryshua me konsesus nga të dyja palët.

“Popoulli është shmangur totalisht nga zgjedhja dhe politikanët nuk varen më nga elektorati. Më parë kishim një sistem maxhoritar dhe secili përpiqej të shpaloste programe. Kishte individualitete, tani nuk ka më individualitete, u ndryshua me konsesuns të të dyja palëve. Tani kemi deputetë të emëruar. Mjafton të lëpish kryeatrin.

Për emigracionin është edhe dështim i Europës përsa i përket proceseve demografike. Është sukses i mjekësisë për rritjen e jetgjatësisë, Njerzit nuk vdesin, por lindjet kanë rënë dhe kjo përbën një ulje të fuqisë puntore. Vendet e zhvilluara janë shumë atraktive, të cilat tërheqin shumë njerëz. Emigrojnë njerzit sepse rinia këtu kur del nga shkolla, nuk ble dot shtëpi, ku martesa është përgjegjësi e madhe dhe nuk të ndihmon askush. Prandaj rinia largohet”

Përsa i përket ligjit të fundit të mjekësisë të qeverisë që i detyron studentët të punojnë pesë vjet në vend, Solis tha se është një shkelje shumë e rëndë, që e kthen vendin në periudhën e para 90.

“Është një shkelje e rëndë, është një privacion i rëndë, që qelbet erë si ajo periudhë qe e luftuam në 90. Ai duhet t’u krijonte kushte maksimale atyre dhe t’i linte të lirë . Për atë luftuam për lëvizjen e lirë, për fjalën e lirë. “

Solis më tej në lidhje me kohën kur ai ka qënë aktiv në politikë u shpreh se ka patur marrëdhënie të mira me politikanët që ai ka punuar. Por ai, e konsideron sot për sot të majtën si një klan të mbështetur nga Sorosi, duke vijuar se Partia Socialiste i ka korruptuar që të gjithë, që nga diplomatët deri tek opozita. Solis u shpreh me tone të ashpra përsa i përket figurës së Lulëzimi Bashës, të cilin e quajti njeri pa vlerë dhe turp i kombit.

Fatos Nano e donte PS, e kishte parti me struktura, kurse tani Partia Socialiste është një klan i disa njerëzve, as i majtë as i djathtë, i mbështetur nga Sorosi dhe duket sikur amerika na ka lënë me qira tek Sorosi.

Berisha ka qënë shumë më sereioz në politikat e veta. Në të gjitha aspektet ishte më transparent, kishte të metat e veta, por politika ishte e pozicionuar në dy kampe. Por tani, Edi Rama, Partia Socilaste, ka një fuqi korruptuese aq të madhe, që nga diplomatët deri në Partia Demokratike i ka blerë. Tani mbeti vetëm Berisha me pjesën e shëndoshë të PD. Jemi në pikën e vdekjes së viteve 90.

Lulëzim Basha është njeri pavlerë, që ka marrë shumë më tepër se ç’duhet. Babai i dështimeve dhe i shitblerjeve. Populli e ka kuptuar se nuk e voton. Është një turp i kombit Lulëzim Basha. Mirë do ishte të ishte bërë Non Grata në Shqipëri dhe të ikte në Hollandë. Është një nul, ai bashkë me atë grupin të cilët marrin urdhër nga Partia Socialiste.”

Më tej Solis tha se duhet një klasë e re politike, të rikthehet sistemi zgjedhor në Shqipëri, duke uruar që Partia Socialste të bjerë nga pushteti sepse nuk durohet më sipas tij.