Vendosni fjalën kyçe....

Arena Kombëtare nuk do jetë gati as në sfidën me Islandën


Arena Kombëtare duket se nuk do të jetë gati as për sfidat e shtatorit. Ka qenë UEFA e cila ka nxjerrë zbuluar premtimet e qeverisë e cila ka premtuar disa herë se do ishte gati për sfidën ndaj Moldavisë e cila u luajt në qershor dhe më pas premtoi sfidën ndaj Islandës.

UEFA ka bërë publike axhendën e sfidës Shqipëri-Islandë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset “Euro2020”, sfidë kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Tre ditë pas transfertës kundër Francës, kampionëve të botës, për Shqipërinë e Edi Rejas sfida kundër Islandës pritet të jetë shumë përcaktuese për rrugëtimin e ekipit Kombëtarë në këtë aventurë europiane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *