Vendosni fjalën kyçe....

“Një moment historik”, arbitre gra në Superkupën e UEFA-s


Bosi i Chelsea-it Frank Lampard, e ka përshkruar si një “moment historik” pjesëmarrjen e grave në Superkupën e UEFA-s të mërkurën, ku skuadra e tij do të luajë kundër Liverpulit.

Arbitrja franceze Stéphanie Frappart do të bëhet arbitrja e parë femër që zyrtarizohet për ndeshjen dhe gjithashtu drejton ekipin e zyrtarëve pothuajse të gjitha femra.

Duke folur për shtypin para-ndeshjes,  Lampard tha që ishte i kënaqur që ishte pjesë e një “momenti të tillë historik”.

“Është një lajm i shkëlqyeshëm. Unë jam shumë i kënaqur që jam pjesë e këtij momenti historik, kishte ardhur momenti dhe unë mendoj se loja ka bërë një rrugë të gjatë në shumë mënyra për sa i përket Kupës së Botës së Grave, që kemi parë të gjithë gjatë kësaj vere,”, u tha Lampard gazetarëve .

“Është një moment historik si dhe një hap në drejtimin e duhur”, shtoi ai.

Frappart do të bëhet gruaja e parë që do të gjykojë një ndeshje kryesore të futbollit evropian për burra, kur të marrë detyrën në Turqi të Mërkurën. 35-vjeçarja ka përvojë brenda vendit në nivelin më të lartë në “Ligue 1” dhe është referuar në Kupën Botërore të Grave në Francë këtë vit.

Gjithashtu si mysafire të UEFA-s në ndeshje janë edhe gjyqtaret italiane Annalisa Moçia dhe Giulia Nicastro, të cilat kanë kryer detyrën në ndeshjet vendase si ndihmëse arbitre dhe si arbitre, kur ishin viktima të sjelljes seksiste.