Vendosni fjalën kyçe....

Ngarkuar me bimë medicinale- Rrjedha merr dy gra në Vjosë, mbytet njëra


Një tjetër person është mbytur sot në lumë. Ngjarja ka ndodhur në lumin Vjosë pranë fshatit Dragot.

Dy gra i ka marrë rrjedhja e ujit ndërsa kanë tentuar të kalojnë lumin. Njëra prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetra është dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

“Në lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot, bashkia Tepelenë, shtetaset Eli Beqiri dhe Selime Shehu. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit.

Për pasojë shtetasja Eli Beqiri ka ndërruar jetë ndërsa shtetasja Selime Shehu është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dy gratë mësohet se kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale në zonë.

Dy gratë janë mbytur pothuajse në të njëjtin vend ku vetëm disa ditë më parë humbi jetën një 17-vjeçar nga Këlcyra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *