Vendosni fjalën kyçe....

Del përgjimi i tretë, Boki e siguron Kamçevin se Zaevi s’do i nxjerrë probleme (VIDEO)


Media italiane “La Verità” ka publikuar mëngjesin e kësaj të shtune, videon e tretë të çështjes “Racket” që po trondit Maqedoninë e Veriut prej disa ditësh.

Në videon e fundit, “Boki 13”, emri me të cilin përmendet Bojan Jovanovski si dhe prokurorja speciale Katica Janeva bindin biznesmenin Jordan (Orce) Kamçevin se ai do të lirohet dhe se prokurorja e ka Lile Stefanovën nën kontrollin e saj.

Audiopërgjimi tregon se si Bojan Jovanovski, Jordan Kamcev dhe Katica Janeva, të cilët si duket tashmë janë në komunikim të vazhdueshëm, janë në dijeni si do të shkojë e gjithë procedura për çështjen “Impero” në të cilën biznesmeni Kamçev është i akuzuari kryesor.

Gazetari italian përmend gjithashtu lidhjen e Boki 13-ës me kryeministrin Zoran Zaev. Në video Boki 13-ta i konfirmon Kamçevit se do të merret me të.

Pjesë nga biseda:

Bojan Jovanovski: Po shoh nesër me të

Jordan Kamçevi: Me Dejan?

Bojan Jovanovski: Jo

Jordan Kamçevi: Me Lepurin?

Bojan Jovanovski: Me Zokin.

Jordan Kamçevin: Me Zokin?

Bojan Jovanovski: Me Zaev.

Jordan Kamçevi: Unë mendoj se ai nuk do të shkaktojë probleme, por ti fol me të dhe më thuaj

Bojan Jovanovski: Unë e di çfarë thotë ai, unë e di çfarë kam folur për ju me të, gjëra që askush nuk i di

Jordan Kamçevi: Mirë shef

Bojan Jovanovski: A do të jesh i mirë për të më treguar derën?

Jordan Kamçevi: Absolutisht

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e English.Republika. mk


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *