Vendosni fjalën kyçe....

Vendet e BE-së në garë për emrin e ri të Komisionerit të ri për zgjerim


Me emërimin e Ursula Von Der Leyen në krye të Komisionit Evropian është hapur rruga edhe për emërimin e komisionerëve të rinj të Bashkimit Evropian. Për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në tërësi, me interes pritet emri i personit që do të zëvendësojë austriakun Johannes Hahn në krye të Komisionit për Zgjerimin.

Sllovenia dhe Hungaria janë dy shtete pranë Ballkanit Perëndimor dhe që kanë bërë publike kandidaturat për këtë post.

Lubjana ka propozuar emrin e Janez Lenarčič, kryetar i delegacionit në BE, si kryetar të ri të këtij komisioni, ndërsa Budapesti vjen me emrin e László Trócsányi, ish-ministër Drejtësie dhe aktualisht anëtar i Parlamentit Evropian. Por në garën që ka nisur midis dy shteteve fqinje, duket se Sllovenia është më e favorizuar dhe kjo për shumë arsye.                 

Qeveria e Viktor Orban është në konflikt të vazhdueshëm me institucionet e Brukselit, të cilat e akuzojnë shpesh për mungesë demokracie dhe lirie. Detyra e Komisionerit për Zgjerim fokusohet kryesisht në punën e vazhdueshme me vendet e Ballkanit që synojnë të bëhen pjesë e BE-së dhe për këtë duhet të përmbushin shumë kritere që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushteteve, ndërkohë që Hungaria nuk konsiderohet shteti model brenda BE-së në këto aspekte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *