Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Elbasan, plagosen 3 persona


Të shtëna me armë kanë tronditur Elbasanin pasditen e sotme.

Të shtënat kanë ndodhur pranë Pallatit të Sportit ndërsa mësohet se janë plagosur tre persona.

Ngjarja ka ndodhur në një bar pranë pallatit të sportit dhe dyshohet se katër persona kanë qenë të ulur në një tavolinë.

Dyshohet se mes tyre ka pasur një sherr për motive të dobëta dhe njëri prej tyre ka shkuar në shtëpi dhe ka më një automatik dhe ka qëlluar ndaj 3 të tjerëve. 

Të plagosurit janë identifikuar si Fejzi Ago, Mihal Kocashi e Astrit Cërriku, ndërsa autori i dyshuar i plagosjes është Genti Faqja cili është shpallur në kërkim nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *