Vendosni fjalën kyçe....

‘Jeffrey Epstein dëshironte të mbillte racën njerëzore me ADN-në e tij’ – Miqtë e tij shkencëtarë


I akuzuar për krime seksuale, milioneri Jeffrey Epstein, ëndërronte të mbillte racën njerëzore me ADN-në e tij dhe donte të drejtonte një ‘fabrikë për fëmijë’ nga ferma e tij në Nju Meksiko, sipas miqve shkencëtarë, që nuk i pëlqenin prirjet e tij.

Deri në 20 gra në një kohë do të farëzoheshin me spermën e Epsteinit në fermën e tij jashtë Santa Fe në një projekt eugjenik, i thanë ‘New York Times’ disa shkencëtarë të shquar dhe një investitor që drekoi dhe kishte biseduar me financierin e burgosur.

Epstein mund të ketë përdorur festat e tij të famshme, ku kishte ‘gra tërheqëse me të dhëna akademike mbresëlënëse’ për të ekzaminuar kandidatët për fabrikën e tij të fëmijëve, sipas Jaron Lanier, pionieri i realitetit virtual që mori pjesë në disa nga darkat.

Epstein e kishte shtruar idenë për fermën e fëmijëve qysh në vitin 2001, sipas një tjetër personi. Interesimi i tij për krijimin e ‘njerëzve superiorë’ nuk ishte sekret.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *