Vendosni fjalën kyçe....

‘Do kërkoj dëmshpërblim’ – Menaxheri i Tajvanit flet për bllokimin e lokalit nga Tatimet


Një ditë pas bllokimit të Tajvanit, që ndodhet në Parkun Rinia, menaxheri i këtij lokali ka thënë se në lokal është gjetur vetëm një tavolinë pa kupon tatimor, gjë që mund të vërtetohet edhe nga procesverbali e hartuar nga Tatimorët.

‘Nga të gjitha tavolinat e mbushura me klientë, kanë gjetur vetëm një pa kupon dhe vlera e faturës shkon në 4300 lekë. Është abuzimi i njërit prej kamarierëve i cili u pushua menjëherë nga puna.’ – ka thënë menaxheri.

Ai ka shtuar se punonjësit e tatimeve kanë bllokuar të gjitha njësitë në dy katet e godinës duke lënë të hapur vetëm kazinonë.

Menaxheri ka deklaruar se do e apelojë bllokimin si dhe do kërkojë dëmshpërblim ekonomik si dhe për prishje të imazhit.

Në statusin e tij zv.kryeministrit Braçe shkruante se në lokalin Tajvan janë gjetur të gjitha tavolinat pa kupon tatimor dhe kjo për herë të dytë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *