Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me bombë gjatë paradës në Jemen, ndërrojnë jetën 51 persona


Një sulm i koordinuar terrorist nga rebelët Huthi në Aden të Jemenit u mori jetën 51 personave.

Forcat antiqeveritare goditën me raketë të mesme balistike dhe bomba kamikaze gjatë kohës kur në qytetin portual po organizohej një paradë ushtarake nga forcat qeveritare.

Shteti arab është ndarë në dy pjesë, ku kryeqyteti i Sanës kontrollohet nga rebelët Huthi, ndërsa pjesë jugore e vendit nga ushtria e Jemenit.

Që prej vitit 2015, vendi është zhytur në luftë civile, ku kanë humbur jetën mbi 90 mijë veta dhe mbi 80 mijë fëmijë kanë vdekur nga uria e kolera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *