Vendosni fjalën kyçe....

Projekti pro-familjes, Hungaria ofron 30 mijë euro për çiftet me 3 fëmijë


Qeveria hungareze ka njoftuar masa financiare për çiftet e martuara me 3 fëmijë. Shuma që do përfitojë çdo familje është rreth 30 mijë euro dhe është pjesë e programit pro-familjes së qeverisë së Orban.

Sipas projektit, çiftet e sapomartuara mund të marrin një shumë prej 30 mijë eurosh në formë huaje nga qeveria dhe nëse arrijnë të kenë 3 fëmijë, atëherë nuk duhet ta kthejnë këtë shumë që do u falet.

Rreth 2,400 familje tashmë janë regjistruar dhe kanë aplikuar për kredi këtë muaj. Nëse çifti kanë një fëmijë brenda një periudhe pesë-vjeçare, interesi për kredinë pezullohet së bashku me ripagimet e pezulluara për tre vjet.

Për të përfituar këtë shumë duhen plotësuar disa kushte siç janë; për të paktën njëri nga partnerët duhet të jetë martesa e parë, gruaja duhet të jetë nga 18 deri në 40 vjeç dhe njëri nga partnerët duhet të ketë paguar të paktën 3 muaj taksa.

Çiftet që nuk arrijnë të kenë asnjë fëmijë në 5 vitet e para ose nuk do kenë fëmijë fare, duhet ta kthejnë të gjithë shumën e plotë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *