Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas këmbësoren në Korçë, humb jetën 72-vjeçarja


Një aksident me pasojë vdekjen është raportuar këtë të shtunë në afërsi të fshatit Lumalas, në Korçë.

Sipas informacioneve nga policia mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Bëhet fjalë për 72-vjeçaren, Milkë Kroza.

Mësohet se policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. Sakaq uniformat blu po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit