Vendosni fjalën kyçe....

Kapet i riu me 20 doza heroinë


Arrestohet një i ri me 20 doza heroinë.

“…u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– L. F., 27 vjeç, lindur në Bukuresht dhe banues në Tiranë, i dënuar më pare për vjedhje.

Për këtë shtetas Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dispononin informacion se u shiste lëndë narkotike Heroinë në qytetin e Tiranës, kryesisht në sheshin “Shtraus”, personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike.

 Në kuadër të operacionit  27-vjeçari u kap në flagrancë me doza lënde narkotike Heroinë, të gatshme për t’u hedhur në treg në zonën pranë sheshit “Shtraus”, ku gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë të dyshuar Heroinë, një peshore elektronike, për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në sasira të vogla, 35.000 lekë të grumbulluara nga shitja e lëndës narkotike Heroinë dhe një celular.”, jep detaje policia.

27-vjeçari do të përballet me akuzën për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike ”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *