Flet për mediet pas marrjes në pyetje në Hagë, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Nga ajo që rrëfen, Haradinaj nuk i është përgjigjur pyetjeve, duke u mjaftuar sipas këshillës ligjore me vetëm praninë e tij aty.
“Në fakt sot jam paraqit si i dyshuar për me kry obligimin ligjor në bazë të një ftese të Prokurorisë Speciale të Dhomave të Posaçme.
Kam pranue këshillën ligjore, pra për me mos u përgjigj fare në pyetje. Kam kry obligimet e mia ndaj gjykatës në bazë të ligjit për dhomat e posaçme. Obligime të tjera nuk kam dhe kjo është e tërë që muj me thënë sot”, tha mes të tjerash Haradinaj.
Disa ditë më parë Haradinaj dha dorëheqjen pas thirrjes në Gjykatën e Hagës, në të cilën është kërkuar edhe Jakup Krasniqi.