Vendosni fjalën kyçe....

Nesër e pasnesër ndërperje energjie në Tiranë për 5 orë, zonat që preken


Nesër e pasnesër do ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës për rreth pesë orë.

Njoftimi është bërë nga OSHEE-ja, që njofton se ndërprerja do bëhet për shkak të punimeve në rrjet, për shkak të instalimit të rrjetit 20 kilovolt.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat jepen edhe zonat që do preken nga kjo ndërprerje.

Zonat dhe oraret që do preken

22 korrik

09:00-12:00

Rruga “Oksana Budina”, rruga “Tasim Shehu”, rruga “Fitnete Rexha”, rruga “Tasim Shehu”, rruga “Xhafer Zelka”, rruga “Nikolla Lena”, rruga “Myslym Shyri”

11:00-13:00

Rruga “Rrexhep Tarja”

09:00-15:00

Zona Fushë Mëzez, zona “Misto Mame”,

23 korrik

08:30-16:00

Rruga “Gjin Bue Shpata”, pranë Stadiumit “Selman Stërmasi”

09:00-15:00

Rruga “Loni Ligori” pranë rrugës “Teodor Keko”, rruga “Joklin Persi”, pranë Rrugës “Teodor Keko”, rruga “Nikolla Tupe”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Brigada VIII”,

09:30-15:00

Rruga e Durrësit, rruga “Mine Peza”, rruga “Haxhi Hysen Dalliu”

09:00-16:00

Rruga “Fiqiri Basha” pranë rrugës “Don Bosko”, rruga “Riza Cuka”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *