Vendosni fjalën kyçe....

‘Ushtria e Kosovës dhe Shqipëria e Madhe, rrezik për stabilitetin e Ballkanit’ – Ministri serb


Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Vulin, ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës dhe Shqipëria e Madhe janë rreziku më i madh për qëndrueshmërinë e Ballkanit.

Gjatë një takimi në Beograd me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Tod Wolters, Vulin tha se kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan është formimi i ushtrisë së Kosovës dhe ‘përpjekjet për formimin e Shqipërisë së madhe’, ka thënë Vulin, shkruan ‘B92’.

‘Për Serbinë, KFOR-i (mision paqeruajtës i NATO-s) është i vetmi formacion i ligjshëm i armatosur në Kosovë dhe popullata serbe e sheh atë si garantuesin e vetëm të sigurisë.

Për Serbinë është shumë shqetësuese kur zvogëlohet kapaciteti ose roli i KFOR-it’, ka deklaruar Vulin, shkruan Lajmi.net.

Siç shkruan B92, Ëolters vlerësoi kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Serbisë në operacionet shumëkombëshe, nën mandatin e Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *