Vendosni fjalën kyçe....

Samiti i Parisit për marrëveshjen Serbi-Kosovë mund të mbahet në shtator


Pas dështimit të samitit të Parisit, ku do diskutohej arritja e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës, pritet që samiti i ardhshëm të mbahet në muajin shtator.

Kjo ka qenë deklarata e bërë nga presidenti serb, Vuçiç, pas takimit me presidentin francez, Macron, i cili do jetë edhe mikpritësi i këtij samiti.

‘Unë besoj se një lloj vazhdimi i Berlinit, domethënë takimi i Parisit do të jetë në shtator’, deklaroi Vuçiç para gazetarëve, transmeton Lajmi.net.

Sipas tij, Kosovës dhe Serbisë i duhet kohë që të qartësojnë e të bisedojnë disa gjëra.

‘Urrej t’ia vë fajin palës tjetër. Le të presim që forcat e mëdha të bëjnë gjënë e tyre dhe pastaj do të shohim se çfarë mund të bëjmë ne’, shtoi ai.

Macron nga ana e tij, tha nga Beogradi se do bisedojë me kancelaren gjermane, Merkel e më pas do organizojnë takime të veçanta me drejtuesit e Serbisë e Kosovës për të arritur një marrëveshje me pas palëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *