Vendosni fjalën kyçe....

Kubikë me kanabis, armë dhe municione – Policia arreston 3 të rinjtë në Bulqizë


Policia ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi të madhe kubikësh me kanabis në Bulqizë.

Gjatë operacionit të koduar “Ballenjë-2019”, përveç bimëve narkotike janë zbuluar dhe armë zjarri dhe municion luftarak, ndërsa janë arrestuar tre persona.

Të arrestuarit janë: A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë, K.H, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.

“Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit , si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në malin e Ballenjës, njësia administrative Martanesh, disa persona po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike, nga ana e Komisariatit të Policisë Bulqizë, u organizuan shërbime sekrete, dhe si rezultat u finalizua me sukses operacioni policor “Ballenjë-2019”.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

Një armë zjarri automatik model 56, me 30 fishek

1324 kubik(gota plastike), të mbjella të dyshuara me fara cannabis sativa

Vegla pune, tuba plastike që do shërbenin për kultivimin në tokë të fidanëve që u gjetën në gotat plastike.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *