Vendosni fjalën kyçe....

50-vjeçarja gjendet pa jetë në shinat e trenit në Peqin


Një 50-vjeçare është gjetur e vdekur mbi shinat e trenit në hekurudhën Peqin- Elbasan.

Dyshimet e para sipas policisë janë ato të aksidentit hekurudhor.

“Në aksin hekurudhor Peqin- Elbasan, në afërsi të fshatit Lazaren të Peqinit, është gjetur mbi shinat e trenit e dëmtuar dhe pa shenja jete shtetasja M.B., rreth 50 vjeçe.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë.Grupi hetimor vijon punën  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”- njofton policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *