Vendosni fjalën kyçe....

Vdes nga kanceri polici “hero” i 11 Shtatorit në Amerikë


Një ish-detektiv i Departamentit të Policisë së New York-ut ka ndërruar jetë pas fushatës për të dhënë kompensim për ata që kanë pësuar lëndime, sëmundje ose trauma për shkak të sulmeve të 11 shtatorit.

Luiz Alvarez, 53 vjeç, iu nënshtrua 68 raundeve të kimioterapisë për të luftuar kancerin e shkaktuar nga ekspozimi toksik në Ground Zero.

Ai foli në një seancë kongresi më 11 qershor, në mbështetje të një projektligji për të zgjeruar financimet mjekësore nga 2020 në 2090.

Alverez tha se fondi nuk ishte “një biletë për në parajsë“.

Duke dalë pranë komedianit Jon Stewart, ai tha se Fondi për Kompensimin e Viktimave ishte “për të siguruar familjet tona kur nuk mundemi”.

Alvarez u diagnostikua me kancer në zorrën e trashë në vitin 2016. Sëmundja e tij u zhvillua në tre muajt që ai kaloi në kërkim të të mbijetuarve në rrënojat toksike të kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë që u shkatërruan nga sulmet terroriste.

Ai u shtrua në një spital në Long Island të New Yorku brenda pak ditësh nga dëshmia e tij në Kongres.

Legjislacioni për të rifinancuar fondin e kompensimit prej 7.3 miliardë dollarësh që siguron përfitime shëndetësore për oficerët e policisë, zjarrfikësit dhe personelin e tjerë të emergjencës u miratua në mënyrë unanime në Kongres.

Qeveria federale e krijoi fondin në vitin 2011 për të kompensuar punonjësit e emergjencave dhe familjet e tyre për vdekje dhe sëmundje që lidhen me ekspozimin ndaj lëndëve toksike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *