Vendosni fjalën kyçe....

Ish-futbollisti Tole kaloi 5 orë në komisariat: Policia më shoqëroi me dhunë


Pandeli Tole, ish-futbollisti i Apollonisë dhe njëherësh anëtar i kryesisë së PD-së në Fier, u shoqërua mbrëmjen e kaluar në polici, pas protestave të mbështetësve të opozitës.

Ai u mbajt për 5 orë në komisariatin e Fierit, edhe pse sipas tij nuk ka qenë fare në protestë ndryshe nga herët e tjera. Për më tepër, ai thotë se efektivët e policisë që i shkuan në shtëpi nuk kishin asnjë lloj shkrese.

 “Ditën e djeshme rreth orës 16:00 vijnë policët dhe më trokasdin në derë, më kërkojnë që të shkoj në komisariat me urdhër të shefit. I kam pyetur për motivin dhe nuk ma kanë dhënë. Nuk e di e di shefi më thanë.Iu thashë që të më sillnin shefin dhe të më thojë se pse duhet të shkoj në komisariat. Nuk kishte asnjë shkresë. Morën në telefon shefin e komisariatit dhe më thanë se do vinte. Kur zbres poshtë më marrin me zor 10 efektivë të policisë, dhe më mbajnë në komisariat për rreth 5 orë, pa më dhënë asnjë justifikim fare. Kjo është hera e disatë që më shoqërojnë. Dje ishte e paprecedent, se unë nuk isha as pjesë e protestës, në ndryshim nga herët e tjera”, u shpreh Tole në një prononcim për “FaxNews”.

Anëtari i kryesisë së PD-së thotë se policia ka ushtruar dhunë ndaj tij: “Me dhunë se kur zbrita poshtë te rruga, erdhën 10 policë e më kapën me forcë të më conin në komisariat. Më futën me dhunë. Mbasi erdhën protestuesit e simpatizantët e PD-së para komisariatit të policisë, më lëshuan nga ora 9.”

Sipas Toles, situata në Fier është e tensionuar përpara zgjedhjeve të së dielës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *