Vendosni fjalën kyçe....

Basha thirrje qytetarëve: Asnjë hap pas, koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve (Video)


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka shpërndarë një video pak orë para protestës së thirrur nga opozita e bashkuar.

Në mesazhin e videos, kreu i opozitës shkruan se ‘të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa!’.

‘500 mijë shqiptarë jetojnë si azilkërkues rrugëve të Europës. 450 mijë shqiptarë janë të papunë. Ndërsa 2 miliardë janë harxhuar për 14 koncesione korruptive. Boll më me Shqipërinë që duan ata. Është koha për Shqipërinë e gjithë shqiptarëve. Asnjë hap pas.’ – theksohet në mesazhin e videos së shpërndarë nga Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *