Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari bën deklaratën e fortë: Nëse Meta shpërndan parlamentin, t’i thotë burgut hapu


Deputetja demokrate, Hajdari, ka deklaruar se presidentin Meta e pret burgu nëse shpërndan parlamentin.

Sipas Hajdarit, kreu i shtetit nuk e ka këtë kompetencë.

‘Nëse mendoni se ky parlament do shpërndahet presidenti t’i thotë burgu hapu, nuk e ka këtë kompetencë.’ -u shpreh Hajdari.

Ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Rama që të marrë masat për të shmangur përplasjen e paralajmëruar prej tij në Shkodër.

‘Nëse pretendoni se do ketë konflikt civil e vrasje si më 2 prill. A nuk duhet të ruani jetët e njerëzve dhe mos dilni të thoni se do mbrojmë shtetin e së drejtës. A nuk i jepni ju Shqipërisë edhe më viktima. Çdo ndodhë më tej. A është kjo mënyra për ti thënë shqiptarëve se pa ju bërë ju viktima, nuk bëjmë dot zgjedhje. Thirrini mendjes,  koha po ju mbaron. Duhet me çdo kusht të evitojmë viktimat. Merrni gjithë masat për të evituar këtë situatë’ – shtoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *