Vendosni fjalën kyçe....

Rama përplaset me gazetarin: Do të padis në gjykatat gjermane, Tiede: Përgjimet reale, i kënaqur që e konfirmuat


Kryeministri Rama dhe gazetari i Bild Peter Tiede janë përplasur në distancë me njëri tjetrin për materialet e publikuara ditën e sotme të dosjes 184.

Rama në një postim në Twitter shkruan se do dërgojë në gjykatat gjermane gazetarin Tiede me arsyen sipas tij se ka publikuar sekrete hetimore.

Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojëra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacenueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!”- shkruan Rama.

Nga ana tjetër i menjëhershëm ishte reagimi i Tiede i cili thotë se përgjimet janë reale dhe i drejtohet kryeministrit se është i kënaqur që konfirmon ato.

Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se fyeva madhërinë tuaj, apo çfarë? Përgjimet janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë punon? I kënaqur që e konfirmuat”- shkruan gazetari i Bild.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *