Vendosni fjalën kyçe....

Refuzuan të putheshin në autobus, rrihet çifti i lesbikeve në Londër


Dy gra mbetën të mbuluara me gjak pas një sulmi homofob në një autobus në Londër. Sikurse shkruan “BBC“,  Melania Geymonat, 28 vjeç dhe Chris, 29 vjeç, u sulmuan nga disa meshkuj në orët e para të 30 majit pasi refuzuan të putheshin me njëra-tjetrën.

Djemtë e kishin vënë re se vajzat ishin në fakt çift dhe i kanë kërkuar të putheshin përpara tyre. Por pasi ato refuzuan, i rrahën.

Të dyja vajzat u trajtuan në spital për lëndime të fytyrës dhe më pas Geymonat publikoi fotot në rrjetet sociale.

Policia ka arrestuar lidhur me ngjarjen katër adoleshentë të moshës 15 deri 18 vjeçare.

E pyetur nëse pas sulmit do i fshihte preferencat e saj seksuale, Chris tha: “Unë nuk frikësohem që jam dukshëm i çuditshme”.

Geymonat e cila është mjeke, por aktualisht punon për Ryanair si stjuardesë, tha se edhe ajo ishte dakord.

“Isha dhe ende jam e zemëruar, ishte e frikshme, por kjo nuk është një situatë e re.”, vijoi më tej Chriss.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *